19:15 / E Diele, 06 Janar 2019

Thaçi për Washington Post: Kosova mund ta heq taksën, nëse kemi një rrugë të qartë drejt marrëveshjes finale me Serbinë

Nën presionin e administratës së presidentit Trump dhe me premtimin e presidentit Trump për një ceremoni paqeje, Presidenti i Kosovës është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së tensioneve me kundërshtarin ballkanik, Serbinë.

Trump ka bërë një ftesë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë për liderët e Kosovës dhe të Serbisë në kohën kur armiqësitë e 10 viteve të fundit kërcënojnë të shpërthejnë në konflikt të armatosur, ndërkohë që administrata e tij punon në kanale të fshehura që të ulë tensionet me Serbinë e mbështetur nga Rusia.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik të paraportuar në Berlin, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i presidentit Trump.

Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.

Në një bisedë me The Washington Post, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”./Indeksonline/

https://www.washingtonpost.com/politics/trump-dangles-rose-garden-treaty-moment-in-quiet-peace-effort-between-serbia-and-kosovo/2019/01/06/b32f0d76-1067-11e9-84fc-d58c33d6c8c7_story.html?fbclid=IwAR2Go_6v2F_86bpNK_0Bsl4YrHxp28g9RuZ6Ym5KEz0ySMTAcIvR42toj8I&noredirect=on&utm_term=.d8236c6eac6d