15:18 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thaçi takohet me Edi Ramën, ja çfarë biseduan

Hashim Thaçi përmes një postimi bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se me të biseduan për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Në këtë mënyrë Thaçi tha se do të mbrohen dhe promovohen më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë./Indeksonline/