10:23 / E Premte, 28 Dhjetor 2018

Thaçi zyrtarizon ushtrinë e Republikës së Kosovës: Urime e fat!

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar sot ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke zyrtarizuar Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Ai si komandant suprem ka uruar ushtarët e Kosovës, duke mos harruar aleatët ndërkombëtarë që ndihmuan në këtë proces, raporton Indeksonline.

“Në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të ushtrisë së Kosovës, ligjit të miratuar nga kuvendi më 14 dhjetor, e të pranuar nga zyra e presidentit më 26 dhjetor, ky dekret hyn në fuqi nga sot. Urime ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficer, nënoficer,. Urime e fat”, ka thënë Thaçi. /Indeksonline/

Mos i humb

Të fundit