14:20 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tifozeria e Dritës sfidon Qeverinë e Hotit, nesër tifozët në stadium

Masat e reja të Qeverisë së Hotit kundër koronavirusit nuk lejojnë tubimet me mbi 50 persona.

Por, këto rregulla të vendosura të Qeverisë nuk pritet të respektohen nga tifozët e klubit të Dritës “Intelektualët”, transmeton Indeksonline.

Përmes faqes zyrtare, tifo-grupi ka thirrur gjithë tifozët që nesër te jenë në stadium për ta përkrahur Dritën në ndeshjen kundër Feronikelit.

“Nesër, në orën 17:00, përkrahje masive nga të gjitha anët, përkrahje masive nga i gjithë qyteti, për DRITËN tonë Bardhë e Kaltër drejt titullit të tretë kampion!”, thuhet në postimin e tifo-grupit./Indeksonline/