15:15 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Tragjedia e familjes në Shqipëri, vajzat nuk u ngritën dot në mëngjes me këmbët e tyre, babai gjithashtu mbeti i shtrirë

Një familje në Laç ka nevoje urgjente për ndihmë.

Vajza e tyre janë  paralizuar dhe babai thotë se dita ditës vajzat nuk komunikojnë me ta.

“Po shkojnë drejt deformimit”, tha babai i vajzave.

“Gjashtë vjeç ka qenë Desara kur ka përjetuar deformimin herën e parë deh është 17 vjeçare sot. Në darëk e vura në gjumë dhe në mëngjes nuk u ngrit fare. I thash qou se nuk mu besu, i thash mos u tall se kam punë. Tha nuk po tallem nënë, jam e ngrimë dhe atëherë nuk e di se çfarë kam menduar. Thash me vete o Zot fëmijën e parë që pata mbeti në karrocë”tha nëna e vajzës, transmeton Indeksonline.

Por jo vetëm kaq, në këtë familje filluan problemet shëndetësore edhe për vajzën tjetër, Suadën.

“Thujsha me vete o Zot faleminderit që me dhe tjetrën dhe nuk kishte asnjë problem. Si u bë gjashtë vjeçe ishte 25 tetor gjatë natës kisha një parandjenjë të keqe dhe ajo ishte mirë, por kur e preka mu duk e ftohtë tek maja e gishtave, Suada.Me mendjen se e bëj gati për me e qu në shkollë dhe vetëm kur më tha o mami unë s’ngrehem”, tregon nën lot nëna e vajzës.

Përpos vajzave gruaja përkujdeset edhe për burrin, si tragjedi e tretë në këtë familje.

“Kam tre muaj për fat të keq u aksidnetova dhe isha nëg jendje shumë të keqe…”, thotë burri i familes në Laç.

Kushdo që ka mundësi t’u ndihmojë familjes në fjalë, vajzat që në një mëngjes nuk u ngritën dot dhe burrit që po rri i shtrirë nga aksidenti që pësoi këto janë të dhënat bankare:

Gofundme: https://www.gofundme.com/shqiperi Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com 

Të dhënat bankare: Fondacioni Firdeus, Credins Bank IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479 /Indeksonline/