09:31 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Prishtinës i lumtur me fitoren ndaj Steauas, ja çfarë tha pas ndeshjes

KB Prishtina ia doli që ta mposhtë Steaua Bucurestin edhe në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, basketbollistët e Prishtinës mposhtën skuadrën rumune me rezultat, 74-69.

Kjo ishte fitorja e tretë e Prishtinës në FIBA Europe Cup në katër ndeshje të zhvilluara, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 2 people, text

E normalisht se me këtë fitore është shprehur i kënaqur edhe trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Damir Mulaomerovic.

”Jam i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen tonë. Ndoshta, nuk luajtëm mirë shkaku i mungesës së motivimit, andaj basketbollistët kanë luajtur të relaksuar”.

”Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në pjesën e parë. Javën e ardhshme e presim këtu Bakken Bears, e cila na shkaktoi humbjen e parë, andaj pres të fitojmë”, u shpreh trajneri i Prishtinës./IndeksOnline/