10:29 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i PSG-së: Duhet të zgjidhet shpejt çështja e Neymarit

PSG-ja fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Toulouses, por trajneri Thomas Tuchel ka folur dhe në lidhje me të ardhmen e Neymar-it pas ndeshjes.

Ai ka pranuar se dëshiron që ta mbajë në Paris, por nuk varet gjithçka nga dëshira e tij.

“Ka qenë gjithmonë objektivi ynë që kjo situatë të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Leonardo e di që unë dëshiroj ta mbajë atë, por nuk varet vetëm nga ai.

Situata nuk është shumë e qartë dhe ne duhet ta qartësojmë.

“Neymari nuk ishte me ne në fitoren e sotme dhe ne duhet të përqendrohemi në veten tonë dhe objektivat që duam të arrijmë këtë sezon. Është situatë e vështirë për të gjithë”, – tha trajneri i PSG-së.