75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 09 Gusht 2026 / G T

Trajneri i Spartakut të Moskës flet për debutimin e Mirlind Dakut

Mirlind Daku debutoi me humbje me fanellën e Spartakut të Moskës.

Skuadra e tij e re u mposht 1:2 ndaj Krasnodarit, shkruan Indeksonline

Daku u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti disa minuta. Trajneri, Juan Carlos Carcedo pas ndeshjes foli për debutimin e sulmuesit shqiptar.

“Sa i përket Dakut, ai duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës. Ai mund të punojë mirë përkrah Ugalde. Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për ne në të ardhmen”, u shpreh trajneri i Spartakut të Moskës.

Kujtojmë që Daku u transferua gjatë këtij afati te Spartaku nga Rubin Kazan për 11 milionë euro./Indeksonline/