16:43 / E Hënë, 30 Janar 2023 / B O

Tre El Clasico, brenda një muaj

Topat e shortit kanë parashikuar që El Clasico e futbollit spanjoll të luhet në një nga dy gjysmëfinalet e këtij edicioni të Copa del Rey.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në datat 28 shkurt, 1 ose 2 mars, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen më 4, 5 ose 6 prill.

El Clasico do të ketë në “Camp Nou” edhe me 18 apo 19 mars në kuadër të La Ligës.

Kalendari do të jetë më pak i favorshëm për Ancelottin që nuk do ta ketë të lehtë përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit gjatë kësaj periudhe.

Reali Madridi do të jetë në Marok nga 1 deri me 11 shkurt në garën e Kupës së Botës për Klube, para se të përballet me Liverpoolin në Champions League./Indeksonline/