15:35 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Tre lojtarët e Fiorentinës shërohen nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga skuadra e Fiorentinës, pasi 3 lojtarët Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic nuk janë më të prekur nga COVID-19.

Lajmi i mirë ka ardhur pikërisht nga klubi vlojë.

Testet mjekësore të bëra kanë dalë negative dhe kjo ka sjellë lajmin e mirë për të tre. “Fiorentina është e lumtur të lajmërojë se testet e Patric Cutrones, German Pezzellas dhe Dusan Vlahovic kanë dalë negativë.

“Ne shfrytëzojmë këtë moment për të falenderuar doktorët dhe infermierët e spitalit që vazhdojnë e kujdesen për ne në këto momente të vështira për Italinë dhe gjithë botën”, – shkruan klubi.