75 Mall Live Search
18:52 / E Premte, 14 Gusht 2026 / MSH1

Treni del nga shinat në Angli

Një tren ka dalë nga shinat në Wickford, Essex, në Angli, pasditen e së premtes, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji në Britani brenda 24 orëve.

Raportet fillestare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.

Policia ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.  Incidenti vjen një ditë pas daljes nga shinat të një treni në Lewes, Sussex, të enjten. Si pasojë e këtij aksidenti, 20 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, por pa rrezik për jetën.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit në Wickford.