Tri bukuroshe në një postim! Nora ndan momente të veçanta me Erën dhe Renée-n
Nora Istrefi ka publikuar një set fotografish në Instagram, ku shfaqet në atmosferën e “SunnyHill” së bashku me Erën dhe vajzën e saj, Renée.
Në disa prej imazheve, Nora dhe Era pozuan shumë pranë njëra-tjetrës, ndërsa në fotografi të tjera pjesë e momentit është edhe Renée, në festival si dhe në bregdet, shkruan Indeksonline.

Postimi është shoqëruar vetëm me emoji zemrash, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat i kanë komplimentuar për paraqitjen dhe raportin e afërt mes tyre.

Seti i imazheve është pritur pozitivisht, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar si një nga postimet më të bukura të ditëve të fundit.

Ky publikim vjen si një tjetër moment që tregon raportin e ngushtë mes Norës dhe Erës, si dy motrat më të suksesshme./Indeksonline/

