75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 22 Korrik 2026 / H F

TRI DEGË TË NJË RRËNJE

(Në kujtim të tre vëllezërve Dervishaj, dëshmorë të këtij kombi)

Në një shtëpi të vogël dera u hap vetëm një herë.

Për tri shkronja t’arta.
Mëngjesi mbeti i varur në një gozhdë.
Sofra thërriste emrat.

Babai veshi pritjen. Nëna i besoi ëndrrës.
Fshati nuk dallonte më heshtjen nga thirrja.
Tre vëllezër. Tri degë të një rrënje.
Kur u ndanë, nata hyri në mesditë.
Shtëpia mësoi të fliste. Dritaret kapën dritën.
Vetëm heshtja e dinte se në cilën anë kishte mbetur kthimi.

Pastaj shpejt u kuptua:
Nuk është koha që i ndan njerëzit.

Është pragu.
Ai mban mend hapat e fundit.
Kujtesa e di mirë:

Shtëpia gjithmonë frymon nga brenda.

~ Remzi H. Fetahaj ~