22:11 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tronditëse: Ylli i Manchester United bie pa ndjenja gjatë ndeshjes me kombëtaren

Ylli i Manchester United, Daniel James ka rënë pa ndjenja në ndeshjen e Wellsit kundër Kroacisë e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Anësori u pa duke i shtrirë në tokë pas një përplasjeje të rëndë në ajër mes tij dhe Domagoj Vida.

Lojtarët dhe gjyqtari menjëherë nxituan te James dhe bënë thirrje që stafi mjekësor të shkonte pranë tij.

21 vjeçari, mori trajtim në fushë para se të hiqej, dhe menjëherë u kthye përsëri.

Gjendja e tij është stabile dhe po vazhdon të luaj. /IndeksOnline/