10:24 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Trump -Boeingut: Përmirësoni dhe ndryshoni emrin e avionit 737 Max

Presidenti amerikan, Donald Trump i sugjeroi prodhuesit të avionëve Boeing të kryejë disa përmirësime të modelit 737 MAX dhe vendosjen e një emri të ri për t’i dhënë një tjetër dimension kompanisë.

Avioni, i cili nisi aktivitetin në maj të 2017, regjistroi brenda një harku gjashtëmujor, dy aksidente tragjike me një bilanc prej 346 viktimash.

Pak ditë pas aksidentit të “Ethiopian Airlines” më 10 mars, autoritetet rregullatore në të gjithë globin bllokuan fluturimet e këtij tipi avioni. /Indeksonline/