18:51 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Trump tregon pse nuk mban qen, tallet me Obaman

Kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë më 2016, Donald Trump u bë presidenti i parë në 130 vite që nuk mban qen.

Dhe gjatë tubimit të tij në El Paso të Texas-it, Trump tregoi pse nuk mban qen – duke thumbuar rëndë ish presidentin Obama.

“Do të doja të kisha një, sinqerisht, por nuk kam kohë,” i tha Trump turmës.

“Si do të dukesha duket shëtitur një qen në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë? A do të ishte e drejtë? Nuk do të ishte. Mua më duket fyese.” tha ai.

Shumë njerëz thonë: “Oh, duhet të marrësh një qen”. Pse? “Është mirë politikisht,” vazhdoi Trump. /IndeksOnline/