14:42 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

U fol se mund të largohet nga Vetëvendosje, reagon Adriana Matoshi

Ditën e sotme është përfolur se deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, mund të largohet nga partia.

Por, kjo qenka gënjeshtër.

Në një prononcim për Indeksonline, Matoshi ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Nuk është e vërtetë, kjo është shpifje”, ka thënë ajo.

Ndryshe, deputetja ka postuar edhe një fotogafi në Instastory krahë Albin Kurtit duke shkruar “Përgjithmonë”./Indeksonline/