U lansua aplikacioni Ofertoj.com: Qindra produkte në ankand, direkt në telefonin tuaj
Ankandi më i madh shqiptar tashmë mund të hapet drejtpërdrejt nga telefoni.
Ofertoj.com ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e tij për iPhone, i cili tani është i disponueshëm për shkarkim në App Store. Versioni për Android pritet të publikohet pas pak ditësh edhe në Play Store.
Me aplikacionin e ri, përdoruesit mund t’i zbulojnë produktet që dalin çdo ditë në ankand, ta kontrollojnë kohën e mbetur dhe të vendosin ofertat e tyre pa pasur nevojë ta hapin faqen nga shfletuesi.
Pse duhet ta shkarkoni aplikacionin?
Në Ofertoj.com, një produkt mund të marrë oferta deri në momentin e fundit. Për këtë arsye, qasja e shpejtë në ankand mund të jetë vendimtare.
Aplikacioni e vendos të gjithë ankandin në telefonin tuaj. Mjafton ta hapni, ta gjeni produktin që ju intereson, ta shihni situatën aktuale dhe ta vendosni ofertën tuaj.
Nuk ka rëndësi nëse jeni në shtëpi, në punë apo në lëvizje. Nëse keni telefonin me vete, mund të merrni pjesë në ankand.
Përmes aplikacionit mund:
• T’i eksploroni produktet aktive
• Ta shihni kohën e mbetur të ankandit
• T’i kontrolloni ofertat aktuale
• Të ofertoni drejtpërdrejt nga telefoni
• Të kaloni shpejt nga një produkt te tjetri
Përvoja është krijuar që edhe përdoruesit që nuk kanë marrë pjesë kurrë në një ankand online ta kuptojnë lehtë mënyrën e funksionimit.
Çdo ditë diçka e re për t’u zbuluar
Në Ofertoj.com vendosen çdo ditë në ankand rreth 200 deri në 300 produkte. Kategoritë përfshijnë pajisje elektronike, produkte për shtëpi, teknologji, aksesorë, lodra dhe shumë të tjera.
Ankandet ditore fillojnë në orën 21:00 dhe përfundojnë në orën 21:00 të ditës tjetër. Çdo përdorues mund të zgjedhë një produkt dhe të vendosë ofertën e tij. Kur koha përfundon, produktin e fiton përdoruesi që ka ofertën më të lartë.
Nuk bëhet fjalë për një dyqan të zakonshëm me çmime fikse. Në Ofertoj.com, çmimi ndërtohet përmes ofertave dhe rezultati mund të ndryshojë deri në përfundimin e ankandit.
Platforma ka edhe formatin “Ofertoj ARENA”, ku produktet e përzgjedhura dalin në një ankand intensiv 60-minutësh, çdo të premte nga ora 21:00 deri në orën 22:00.
Tash, të gjitha këto mund të ndiqen drejtpërdrejt përmes aplikacionit.
Uebfaqja vazhdon, aplikacioni e bën më të lehtë
Përdoruesit vazhdojnë të kenë qasje në ankande edhe përmes www.ofertoj.com. Aplikacioni nuk ndryshon mënyrën e funksionimit dhe as produktet që shfaqen në web ai e bën pjesëmarrjen nga telefoni shumë më praktike.
Hapeni aplikacionin dhe shikojeni vetë
Aplikacioni Ofertoj.com mund të shkarkohet tani nga App Store.
Shkarkojeni, hapeni dhe shikoni çfarë është aktualisht në ankand. Ndoshta produkti që po kërkoni është aty dhe mund ta fitoni me ofertën tuaj.
https://apps.apple.com/us/app/ofertoj/id6793550695

