Ukraina merr kredinë 90 miliardë euro nga BE-ja
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, ka njoftuar kredinë e re që Ukraina nga marrë nga Evropa.
Në një njoftim, Kallas thotë se bllokimi mori fund, teksa BE-ja i hapi rrugën kredisë prej 90 miliardë euro, për Ukrainën.
“Ekonomia e luftës e Rusisë është nën presion në rritje, ndërsa Ukraina po merr një nxitje të madhe.
Ne do t’i ofrojmë Ukrainës atë që i nevojitet për të mbajtur pozicionin e saj, derisa Putini të kuptojë se lufta e tij nuk çon askund” u shpreh Kallas.
Kjo është kredia e disatë me radhë që BE-ja i jep Ukrainës, krahas pakove të ndihmave për të përballuar luftën me Rusinë.

