10:46 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ulaj, Ukë Lushit: Publikimi që ia bëre Kurtit (pa leje) është tendencioz dhe i pamoralshëm!

Specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut, njëherësh zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj ka reaguar ndaj publikimit të një e-maili në mes të Albin Kurtit dhe publicistit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi. Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur një bisedë që kishte me liderin e LVV-së para 16 vjetësh.

E kjo, sipas Jusuf Ulajt, është e ulët dhe e qëllimshme.

“Si intelektual qe jeton ne Amerike, pse nuk shfrytezojshe opsionin, “letër publike Albin Kurtit” dhe publikisht te jepshe mendimin dhe sugjerimin tënd (për Albinin) per situatën e atëhershme politike dhe mënyrën e sjelljes se tij?

Publikimi tani i një komunikimi privat pas 16 viteve (pa lejen e bashkekomunikuesit) eshte tendencioz dhe i pa moralshem. Ti i din aresyet dhe le t’ju shërbejë për ndere!

PS: Te gjithe ju qe keni komunikuar privat me UL rrini nen ankth duke pritur momentin e përshtatshëm per “UKEN” per t’ua bere publike”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/

Dr. Jusuf Ulaj -
Jusuf Ulaj