09:14 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

UP-ja hap sërish dyert për studentë, kaq është numri i atyre që do të pranohen në afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës e ka shpallur të hapur konkursin plotësues – afati i II-të, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21, raporton IndeksOnline.

“Gjithsej 2471 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e dytë të konkursit”, bëhet e ditur në njoftimin e UP-së.

Tutje theksohet se UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 tetor 2020.
Ndërsa për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1220