18:29 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushqimet më të mira kundër lodhjes

Lodhja zakonisht shkaktohet nga shumë netë pa gjumë dhe orë të gjata në punë. Ajo çka hani ndikon se sa të lodhur ndjeheni. Ekspertët kanë gjetur që këto ushqime mund të ju ndihmojnë të rrini zgjuar më shumë.

Lodhja zakonisht luftohet nga një natë e mirë në gjumë dhe relaksimi. Nëse lodhja vazhdon dhe ndikon në aftësinë e juaj që të shijoni jetën atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Por nëse lodhja nuk ndodhë gjatë gjithë kohës dhe shfaqet me raste, dhe ju jeni duke fjetur me rregull, ajo mund të shkaktohet nga ajo se çka po hani.

Pirja e alkoolit ndikon me kualitetin e gjumit. Ndërsa kafeina që është një simulant mund të ju bëjë që të ndiheni më të lodhur.

Reduktimi i alkoolit dhe kafeinës, si dhe mbajtja e një dietë të shëndetshme është e këshillueshme.

Disa ekspertë sugjerojnë këto ushqime të pasura me likotinë që të mos ndiheni të lodhur.

Një dietë e pasur me këtë elemnt ju rrit energjinë dhe ulë lodhjen.

Por çka është likotina?

“Likotina është një substancë yndyrore që gjendet në qelizat e trupit tonë, në bimë dhe mishë. Përbëhet nga shumë acide yndyrore, dhe në veçanti një molukulë e quajtur fosfolipidi, që është element qenësor për membranën e qelizës.” Thotë Barret Holland, mjek në spitalin e Lancaster.

Likotina gjendet kryesisht në vezë. Gjithashtu ajo mund të gjendet në disa suhqime sikur gruri, arrat, lajthitë etj.

Ajo gjithashtu gjendet në formë pluhuri në farmaci dhe si kapsulë.

Gjithashtu një studim i bërë nga Universiteti i Northumbria gjeti se njerëzit që hanë ushqim me shumë vitamin, janë më energjik dhe lodhen më pak.