22:37 / E Martë, 18 Qershor 2019

Ushtarët e Kosovës pastrojnë Parkun e Pishave në Sllatinë

Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, njësia e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), në krye me kapiten Azem Gashim kanë bërë pastrimin e Parkut të Pishave në Sllatinë.

Ushtarët kanë bërë pastrimin e gjithë parkut, duke larguar të gjitha mbeturinat të cilat ishin tash e sa kohë në park.

Po ashtu, ushtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë dhënë mesazhin se si duhet mbajtur ky park, rrjedhimisht disiplina.

Kurse, në faqen zyrtare të parkut “Te pishat në Sllatinë”, është shprehur falënderim për të gjithë ushtarët e Kosovës.