13:51 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ushtria izraelite pranon vrasjen e 8 anëtarëve të familjes, në Gaza: Menduam se shtëpia ishte e zbrazët

Ushtria izraelite të enjten pranoi se kishte bërë një gabim në shënjestrimin e një ndërtese në qytetin e Gazës të mërkurën, e cila çoi në vrasjen e tetë anëtarëve të një familjeje.

Duke cituar një zëdhënës të ushtrisë izraelite, e përditshmja “Haaretz” raportoi: “Ushtria vlerësoi se ndërtesa në lagjen “Deir al-Balah” ishte e zbrazët”.

Zëdhënësi tha se ushtria është duke hetuar sulmin ajror që ndodhi disa orë para se armëpushimi të hynte në fuqi, të enjten në mëngjes.

Pas sulmit ajror, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, theksoi se sulmi kishte në objektiv Rasmi Asoarkan, një figurë e shquar e Xhihadit Islamik. /IndeksOnline/