06:54 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ushtrimi i duhur për një gjoks të bukur

Nëse doni që të keni një gjoks të bukur dhe të brendshmet tuaja t’iu rrinë po aq bukur, duke shmangur kështu sikletin që provon kur ke ca kilogramë më tepër dhe asgjë nuk të rri mirë, ndiqni këshillën tonë për ushtrimin dhe ushqimin e duhur.

Qëndroni drejt me këmbët mbështetur fort në dysheme duke mbajtur llastikun në lartësinë e shpatullave. Bashkoni dhe largoni krahët aq sa të arrini të shtriqni llastikun. Përsëriteni këtë ushtrim për 30 sekonda e më pas bëni një pushim të shkurtër në po aq sekonda.

Sa i përket ushqimit që duhet të konsumoni, këshillohet konsumimi i përditshëm i uthullës së mollës ndër të tjera, e cila do të stimulojë metabolizmin dhe përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak. Vendosini qëllim vetes të shtoni sasinë e perimeve që duhet të konsumoni gjatë ditës. Përqendrohuni te perimet me ngjyrë jeshile të errët.