Uzuni e bën skuadrën amerikane të shkruajë shqip, Austin FC me postim të veçantë për sulmuesin
Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore minimale mbrëmë 0:1 ndaj Andorrës, duke siguruar play-offin e Kupës së Botës 2026.
Ishte Kristjan Asllani që shënoi golin e fitores, por kjo erdhi falë një super asisti nga Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline
Asistin e Uzunit e ka vlerësuar lartë edhe skuadra e tij në Amerikë, Austin FC.
Skuadra ka publikuar videon e asistit dhe golit, duke shkruar në gjuhën shqipe: Hajde!

