13:05 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Vajza që po kërkohet nga familjarët qëndroi sot në Rugovë, aty realizoi edhe fotografitë

Kanë kaluar mbi 24 orë që prej momentit kur 16 vjeçarja, Viola Guri, nga Kaçaniku është zhdukur.

Përderisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin për lokalizimin dhe gjetjen e saj, e njëjta nuk ka kontaktuar me familjarët.

Por, Indeksonline ka siguruar sot disa fotografi që e njëjta i ka publikuar përmes rrjetit social ‘Snapchat’.

Por sipas shumë shkresave të lexuesve thuhet se Viola Guri, këto fotografi i ka realizuar pikërisht në hyrje të Rugovës, pas kalimit nëpër qytetin e Pejës.

Duhet përkujtuar që sipas burimeve të Indeksonline e njëjta kishte tentuar edhe më parë të largohej nga shtëpia.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion rreth saj, të kontaktojnë në këtë numër +38345612208. /Indeksonline/