17:11 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha me letër emocionuese drejtuar tifozëve të Lazios

Valon Berisha dje ka zyrtarizuar transferimin e tij në Reims për 5 milionë euro.

Ai është bashkuar me lojtarin tjetër kosovar, Arbër Zeneli i cili është rikthyer nga lëndimi, shkruan IndeksOnline.

Berisha sot, në një letër publike për fansat e Lazios iu është falënderuar për momentet e kaluara, duke thënë se ekipi do të jetë gjithmonë në zemrën e tij dhe se u dëshiron shumë suksese për pjesën e mbetur të sezonit.

“Faleminderit për përjetimet dhe momentet fantastike që kaluam së bashku. Për shkak të lëndimeve, koha ime në Lazio ishte mjaft e vështirë por i vlerësoj shumë trajnerët, lojtarët, stafin dhe fansat e Lazios për përkrahjen që më kanë dhënë. Lazio do të jetë gjithmonë në zemren time. Ju uroj një sezon shumë të mirë, pata knaqësinë të ushtrojë dhe luaj me ju, qëndroni me shëndet dhe shihemi së shpejti” .