21:01 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Valon Maloku tregon se si hyri Policia në “It’s my home”

Valon Maloku i “It’s my home”, në Pressing të T7 ka treguar se si hyri Policia në shtëpinë e këtij reality show.

“Në momentin që janë bërë ato thirrje, Policia vjen e shqyrton rastin, i merr në pyetje njerëzit që kanë qenë të përfshirë në atë rast, i ka marrë deklaratat, në konsultim me prokuror thotë nuk ka bazë për me hapë rast.

Vijnë 6 herë, se presioni ka qenë aq i madh, derisa dorëzohet prokurori, po flas me fjalë aty çka kam ni se skam fol me prokurorin, thotë duhet me hapë ni rast edhe pse deklarata e vajzës ka qenë që unë kam bo lojë, nuk kam qenë e lëndume as e goditne por veç e gjujtne”, tha ai.