07:32 / E Hënë, 15 Korrik 2019

Vazhdojnë kolonat me mërgimtarë edhe në orët e para të mëngjesit në pikat kufitare

Fundjava ka qenë më e ngarkuar në pikat kufitare se ditëve të tjera.

Mërgimtarët edhe këtë vit kanë zgjedhur trafikun urban për të kaluar pushimet në vendlindje, shkruan Indeksonline.

Që nga orët e vona e ditës së djeshme, fluks i madh makinash u panë në pikat kufitare Hungari – Serbi, Kroaci –Serbi e më pak në Maqedoninë e Veriut –Kosovë, Serbi – Maqedoni.

Një numër i madh veturash shihen edhe përmes kësaj videoje live të cilat presin në radhë për të kaluar kufijtë në orët e para të mëngjesit. /Indeksonline/