09:30 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Vdes në QKUK vajza që u rrëzua në një lokal në Ferizaj

Dje në QKUK ka vdekur vajza e cila para një jave derisa ka qenë në një lokal dyshohet se nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”.

“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në QKUK, pasi që e njëjta derisa ka qenë në një lokal dyshohet se nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet kompetente policore”.