15:05 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdesin 2 persona për 24 orë nga COVID-19

Sapo janë publikuar rezultatet e raportit të 24 orëve të fundit në lidhje me të infektuarit e të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin tonë.

Mirëpo janë 2 pacientë të infektuar e që nuk kanë arritur ta mposhtin këtë virus, duke ndërruar jetë.

Numri i personave të vdekur nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 615 raste.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e IKSHPK-së /IndeksOnline