12:19 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Vendimi i Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë del në konferencë!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke mbajtur një konference për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku u rrëzua Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Dje, Gjykata Kushtetuese bëri publik vendimin ku rrëzohet Ligji për Këshillin Prokurorial me arsyetimin se janë gjetur shkelje të rënda Kushtetuese, raporton Indeksonline.

Haxhiu ka thënë se ndryshimet janë bërë në përputhje me standardet nderkombëtare.

“Siç jeni ne dijeni me 14 shkurt 2021 zotimet tona kanë qenë punë dhe drejtësi. Kemi ndërmarrë reforma të thella në reformimin e Ministrisë.

Këto ndryshimet janë bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne, nuk kemi punuar kryevete por kemi respektuar komisionin e Venecias”, tha ajo

Po ashtu Haxhiu beri te ditur se nuk kanë pranuar ende aktgjykimin e Kushteuteses.

“Gjykatës Kushtetuese ju deshën plot 9 muaj për të nxjerr aktvendimin e saj, nëse ka qene kaq i thjeshte pse ju deshën 9 muaj?”, tha ajo, duke shtuar se ndryshimet kanë pasur mbështetjen e dy komisioneve te Venecias dhe disa grupe punuese por kontribut te madh kanë dhënë edhe organizata. Kunder kesaj reforme kanë qenë vetem opozita e tash edhe Gjykata Kushtetuese.

Ministrja ka garantuar se reformat në drejtësi mund të  sabotohen. “… por assesi nuk mund të na ndalojnë si 14 shkurti qe është i pakthyeshëm ashtu janë edhe këto reforma”/Indeksonline/