22:39 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vendos Qeveria: Kosovarët s’mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut pa u testuar për COVID-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi dhe Serbisë të cilët duan të hyn në vendin tonë, të kenë PCR test me rezultat negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Kjo masë nuk vlen për shtetasit e këtyre vendeve të cilët vetëm transitojnë në Maqedoninë e Veriut.

Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.

Qytetarët e shteteve të lartpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë./Alsat/