75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / b l

Ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së nga verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, pritet të përfundojë sot. Ky proces është duke vazhduar.

Në përditësimin e fundit të KQZ-së për të rezultateve për Mitrovicën -Jug, bëhet e ditur se është bërë verifikimi i 69 vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.

Nga rezultatet e deritashme, dallimi mes kandidatëve është rreth 554 vota.

Faton Peci i Vetëvendosjes renditet i pari me 51,27%, apo 11,218 Vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së ka 48,73%, apo 10,664 Vota.