16:42 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Verifikimi i votave të Diasporës/ Supremja hedhë poshtë ankesën e “GERMIN-it”

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”. 

Ndryshe, GERMIN më 15 janar pati dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),  ku ka kërkuar anulu vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për verifikimin me telefon të aplikuesve për votim nga jashtë. /Indeksonline