13:05 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vesa Luma, risjell hitin e saj të para shumë vjetësh

Vesa Lumi që kur u largua nga Kosova për të jetuar në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin dhe djalin tyre, ka pauzuar edhe nga karriera muzikore.

Por, atë herë pas here e kemi dëgjuar duke kënduar në ndonjë postim në rrjetet sociale, por edhe me sjelljen e një projekti të ri me Denik Prizrenin gjatë qëndrimit në Kosovë vitin e kaluar.

Ndërsa tani Vesa ka risjell këngën e saj të para shumë vjetësh “Edhe për mu do të ketë një zemër” me të cilën mori pjesë në Top Fest 5 në vitin 2008.

Këngëtarja kosovare këndoi “live”, ndërsa videon e publikoi në Instagramin e saj ku ka gati 200 mijë ndjekës./Indeksonline/