Vetaksident te mensa në Prishtinë, policia në vendngjarje
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë, në afërsi të Mensës së studentëve.
Në këtë vetaksident është përfshirë një veturë, e cila ka dalë nga korsia në të cilën ishte duke lëvizur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/

