08:36 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Vetëm 223 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 13 e 500 mijë testime, ku 223 raste janë aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së martë janë 9 raste pozitive me Covid-19 ndërsa 3 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 794 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

E raste aktive në Kosovë janë 223.