17:08 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vetëm dy mbrojtës nuk janë kaluar asnjëherë këtë sezon

Kampionatet janë në kulmin e zhvillimeve dhe statistikat tregojnë edhe nivelin e skuadrës dhe të futbollistëve në veçanti.

Derisa luftua më e madhe është te sulmuesit se kush shënon më së shumti gola, meritor te skuadrat janë edhe mbrojtja.

Vetëm dy mbrojtës deri më tani nuk janë dribluar asnjëherë nga kundërshtarët në top 5 ligat evropiane, shkruan Indeksonline.

Virgil Van Dijk dhe Alesio Romagnoli nuk janë lënë asnjëherë mbrapa nga një futbollist i skuadrës kundërshtare.

Italiani këtë shifër e ka arritur në 19 ndeshje të zhvilluara në Serie A.

Statistikat e Alesio Roagnoli

Virgil van Dijk qëndron edhe më fuqishëm, pasi që nuk është kaluar asnjëherë në 26 ndeshje të Premierligës dhe në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/

Statistikat e Virgil van Dijk