19:38 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Vetëvendosje: Presidenti duhet të zgjidhet nga një Kuvend i ri, pas zgjedhjeve të reja

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se subjekti i tij politik  insiston në zgjedhje të reja, sepse s’mund të ketë unitet për përcaktimin e presidentit, nëse nuk ka legjitimitet.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se presidentin e zgjedh një kuvend i ri, pas zgjedhjeve të reja për të cilat Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim se janë të domosdoshme.

”Nuk kalon ditë që klubi i vjetër politik nuk demaskohet. Kësaj radhe, rendin e ka “kërkesa dhe nevoja për unitet” rreth çështjes së presidentit.

Ai ka pyetur se për çfarë uniteti, rreth kujt dhe për çka?

“AAK thotë me këmbëngulje se ajo tashmë ka kandidatin e saj dhe nuk përkrahë ndonjë tjetër, e madje për të kërkon edhe “votë veresi”. PDK thotë se nuk ka votë për ndonjë kandidat tjetër pos nga radhët e saja, dhe se pas presidentit Thaçi ka ardhë “koha të nderohet me një kandidat tjetër për president”. LDK, e tmerruar nga zgjedhjet e reja, kërkon shpëtim gjetiu teksa thotë se ky post i takon PDK-së”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.

Ai në vë në dukje se të gjitha subjektet, në përjashtim të LV-së, unitetin për presidentin e radhës po e kushtëzojnë më kandidatin e tyre dhe për interesat e tyre. Pra po kërkohet unitet rreth ambicieve të tyre, dhe rreth një qasjeje krejt jokushtetuese, pasi të gjitha po synojnë presidentin përmes një kandidati partiak.

Zëdhënësi i VV-së, ka theksuar se nuk mund te ketë unitet, pa legjitimitet. Veçanërisht jo rreth figurave të vjetra e partiake.

“Prandaj, ne insistojmë që presidenti nuk i takon askujt sepse me të vërtetë nuk i takon. Ai nuk është pronë. Atë duhet ta zgjedhë një kuvend i ri, pas zgjedhjeve të reja, sipas disa kritereve që me të vërtetë e bëjnë presidentin e vendit unifikues e përfaqësues të unitetit e popullit. Edhe për këtë dilemë, zgjidhjen e gjejmë tek zgjedhjet”. Viti 2020 do të jetë një ndër tre vitet më të nxehta”, mbyllë postimin e tij Kryeziu.