10:07 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje, që dje e bojkotoi zgjedhjen e Qeverisë së re, sot merr pjesë në seancë

Partia e Albin Kurti që dje nuk mori në seancën e zgjedhjes së Avdullah Hotit, për kryeministër, si edhe në votimin e Qeverisë së re, sot ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e planifikuar kohë më parë e në të cilën janë paraparë disa pika të rendit të ditës.

Këtë për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka.

“Po ne jemi subjekti më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit 2019”, ishte përgjigjja e Manxhukës.

Ndryshe seanca është planifkuar të mbahet në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë paraparë të mbahen këto pika:


                                                     
R e n d i  i  d i t ë s

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 

2.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

 

3.     Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

 

4.     Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5.   Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·      Ueb faqes së Kuvendit,

·      Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

·      RTK-së, si medium publik.