Vetura godet një person në Prishtinë

Para pak çastesh një person është goditur nga një veturë në lagjen ‘Aktash’ të Prishtinës. Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet personi i aksidentuar. Ndihma e Shpejtë ka shkuar në vend të ngjarjes për t’i dalë në ndihmë personit që ka pësuar lëndime trupore.