Vezir Haziraj del nga gjykata, nën përcjelljen e Policisë dërgohet në mbajtje
I dyshuari Vezir Haziraj ka dalë nga objekti i gjykatës i shoqëruar nga forcat e Policisë së Kosovës dhe me pranga në duar.
Ai është dërguar në mbajtje pas përfundimit të seancës gjyqësore,
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline gjatë largimit nga gjykata është parë nën masa të rrepta sigurie.
Kujtojmë se më 7 gusht, në fshatin Orroberdë të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje, Haziraj dyshohet se ka shtënë me një pushkë gjuetie të modifikuar në drejtim të Dardan Haxhijajt, duke e plagosur në kofshë dhe duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën./IndeksOnline/

