75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / OSH

Vodhën në fabrikë, këta janë tre hajnat e dyshuar nga Dragashi

Mbrëmë rreth orës 21:10, Policia ka reaguar ndaj një rasti të vjedhjes në zhvillim në një fabrikë në Dragash, e cila aktualisht nuk është në funksion.

Patrullat policore të stacionit të Dragashit dhe patrulla kufitare kanë shkuar në lokacionin e dyshuar.

  • Rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda fabrikës.
  • Rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë Azem Ramadani, Deniz Alidini dhe Esved Miftari.

Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit, janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale./Indeksonline/