75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / MSH

Vrasja e të riut nga Gjilani, Valmir Salihu dënohet me 25 vjet burgim

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së Sokol Osmanit, 37-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë tinëzare në nëntor të vitit 2024 në Gjilan.

Pas disa muajsh seanca gjyqësore dhe dëgjimi të disa dëshmitarëve, gjykata ka marrë vendim ndaj të pandehurve Valmir Salihu dhe Florian Mitev, të cilët ishin arrestuar pas vetëdorëzimit të tyre pas një periudhe të gjatë kërkimi nga Policia e Kosovës.

Salihu është dënuar me 25 vjet burgim, kurse Mitev me 8 vjet burgim.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre për rrethanat e ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e të akuzuarve, duke pretenduar mungesë provash të mjaftueshme.

Familja Osmani ka ndjekur nga afër procesin dhe ka kërkuar drejtësi për djalin e tyre të vetëm, duke theksuar se humbja e Sokol Osmanit ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe komunitet.

Sokoli ishte djali i vetëm i familjes Osmani./IndeksOnline/