Vuçiq dëshiron ta hap temën e “nxehtë” me Kurtin!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar rreth takimit që pritet të zhvillohet këtë javë në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
Vuçiq pret që me kryeministrin, Albin Kurti, të diskutojë një temë “të nxehtë”. “Pritjet e takimit me Kurti është se duam të flasim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por, s’presim që “Zajednica” duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton Indeksonline.
ŠTA NAS BRIGA ZA USTAV LAŽNE DRŽAVE KOSOVO?!
— Detektor laži (@LaziDetektor) August 15, 2022
O očekivanjima od sastanka sa Kurtijem:
"Mi hoćemo da se razgovara o ZSO ali ne na način da govore da mora da bude u skladu sa Ustavom Kosova! Sto bi nas interesovao njihov Ustav? Na silu možete sve ali NE RAČUNAJTE NA POGROM SRBA!" pic.twitter.com/RhByliE03D
Ndërsa, kryeministri Kurti është shprehur se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
“Se çka do të ndodhë me Asociacionin, e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare edhe akt gjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një etnik”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.
Kujtojmë se takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Serbisë pritet me skepticizëm si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.
Ndërsa, pas rreth një viti heshtjeje dhe pas kërcënimeve të fundit mes palëve, ku janë përmendur edhe fjalët luftë, dhunë dhe konflikte, më e shumta që mund të arrihet në këto kushte është që palët të zotohen se do të heqin dorë nga retorika nxitëse. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti për zbatimin e marrëveshjeve. /Indeksonline/