15:23 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i bën Putinit dhuratë një qen Sharri, i referohen si ‘racë autoktone serbe’

Serbia është duke e pritur në vizitë presidentin rus Vladimir Putin dhe ka bërë përgatitje të mëdha për mikun e tyre.

Madje, sic raporton gazeta serbe Blic, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka bërë gati një dhuratë të gjallë për Putin.

Dhurata e Vuçiq për homologun e tij është një këlysh tre muajsh i Sharrit, i cili rritet në territorin e Kosovës, prej nga edhe mban emrin.

“Këlyshi ka shtatë gjenerata prapa dhe bëhet fjalën për racën tonë më të vjetër autoktone, e dihet që presidenti Putin i do pikërisht këto raca”, ka thënë një burim i presidencës për gazetën Blic.

Vlen të theksohet se qeni i Sharrit është racë autoktone ilire. /IndeksOnline/