08:18 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Wenger: Kam refuzuar disa herë Realin

Arsene Wenger refuzoi disa herë ofertat e Real Madridit në karrierën e tij, por nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse “Los Blancos” do të trokasin sërish në portën e tij.

Trajneri francez qëndroi 22 vite tek Arsenali, duke qenë një nga trajnerët më jetëgjatë me një ekip, por e mbylli aventurën e tij me “Topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar dhe aktualisht është analist për “beIN SPORTS”.

Emri i Wenger është lakuar si kandidat për stolat e disa ekipeve të mëdha, por ai nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer në rolin e trajnerit. Së fundmi, ai ka zbuluar disa detaje nga e kaluara e tij.

“Duhet të them se ndoshta tani opsioni i Realit është diçka e kaluar për mua. E kam refuzuar disa herë në të kaluarën”, ka deklaruar Wenger. “Nëse pyesni çdo trajner në botë nëse interesohet për të drejtuar Realin, sigurisht ai do të thotë po. Është klubi më i madh në planet”. “Por, unë isha në mes të një projekti me Arsenalin dhe kisha detyrime, duhej të paguaja diçka mbrapsht. Ne jetojmë me vlera dhe jam i lumtur me zgjedhjen time”, tha ai.

Wenger e ka potencuar disa herë që është në pritje të ofertave dhe se shumë shpejt mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.