07:48 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

West Ham United me stadiumin më të madh në Londër

Deri më tani në kryeqytetin Anglez stadiumi më i madh është i Tottenham Hotspur, i cili ka një kapacitet prej 62,062 ulësesh, por siç duket ka plane nga West Ham United që ta marrë pozitën e parë sa i përketë kapacitetit të stadiumit.

Udhëheqësit e klubit kanë bërë plane për të zgjeruar stadiumin e tyre prej 60 mijë vendesh në 62,500 sosh për ta bërë atë më të madhin në Londër.

Të hënën, zyrtarët e qytetit janë takuar me udhëheqësit e West Ham United, për të negociuar zgjerimin e ish-stadiumit olimpik.

“Gjithmonë klubi ka pasur dëshirë që të zgjeroj stadiumin dhe tani kanë bërë këtë hap të nevojshëm përpara, kështu që West Hem do të arrin kapacitetin e 62.500 vendesh dhe kështu do të bëhet më i madhi në Londër”, thuhet në njoftimin e klubit.